Pireu Fish Restaurant

Vendndodhja: Rruga Qamil Guranjaku, Tiranë

Kategoria: Seafood (ushqime deti)

Orari i hapjes dhe i mbylljes: Orari normal: 12:00-23:30, Orari me kufizimet e pandemisë: 12:00-22:00

Komoditetet që ofrohen: Air Conditioning, Parking, Zonë Non-Smoking, WiFi

Vlerësimi nga My Little Tirana: 10/10

Eksperienca:

Një eksperiencë në një ambient elegant me një ushqim cilësor të produkteve të detit: kështu mund të përshkruhej më së miri Pireu Fish Restaurant. I vendosur në rrugën Qamil Guranjaku, ambienti i restauruar dhe i projektuar me kujdes nga ekspertë të interior design, të jep ndjesinë e mikpritjes që në hyrje.

Nga vetë emri, specialitieti i tij janë ushqimet e detit duke filluar nga peshku i egër dhe i freskët, karkalecat në gjalp, tava e levrekut në furrë etj. Menuja është e gjerë dhe ofron mundësi zgjedhjeje, pavarësisht se dallohet për cilësinë e lartë dhe shijen mbresëlënse të peshkut, i cili nuk duhet humbur pa provuar. Pjata të servirura në kohën e duhur, të pastra, cilësore dhe plot shije. Madje produktet e freskëta të detit mund t’i shihni e përzgjidhni nga ekspozitori.

Një aspekt i rëndësishëm mbetet gjithnjë ambienti dhe shërbimi i stafit. Ky i fundit karakterizohet nga profesionalizmi dhe mirësjellja, që e bëjnë eksperiencën gjithnjë e më të këndshme.Restoranti është ridizenjuar pak kohë më parë dhe është konceptuar në formën e një ambjenti modern minimalist, ku mund të kaloni një drekë në përditshmëri ose një darkë fine.

“Pireu Fish Restaurant” ofron ajër të kondicionuar, parking, zonë non-smoking dhe WiFi. Ambienti i restorantit është vetëm brenda, dhe nuk ofron hapësirë të dedikuar për fëmijët. Ndonëse nuk ka nevojë për rezervim paraprak, ofrohet mundësia nëpërmjet numrit të telefonit.

Mund të mësoni më shumë nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale (Instagram; Facebook) apo duke i kontaktuar në: +355 68 40 40 506.

/MyLitteTirana.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *