Artigiano Restaurant

Artigiano, arti i të shijuarit plot dashuri!

Vendndodhja 1: Rruga ‘’Papa Gjon Pali II”

Vendndodhja 2: Rruga ‘’Rruga “ Abdyl Frashëri’’

Kategoria: Italiane, Casual, Mesdhetare

Orari i hapjes dhe i mbylljes: 12:00-23:30

Komoditetet që ofrohen: Air Conditioning, Delivery, Credit Cards, Terrace Bar, Non-smoking, Wifi

Artigiano vjen pranë nesh në dy forma: Artigiano Bllok, Artigiano Vila. Tek të dy ambjentet dallohet shërbimi korrekt dhe shija e veçante në çdo pjatë që serviret.

Artigiano do të thotë artizan, dikush që punon me duart e tij për të krijuar. Artigiano është historia e një ekipi kuzhinierësh, picierësh, kamerierësh që janë totalisht të përkushtuar dhe mendojnë vetëm për të kënaqur sa më shumë klientët.

Restoranti karakterizohet nga thjeshtësia dhe tonalitetet e ngrohta të ngjyrave në interier. Pjesa e gjelbëruar në ambjentin e jashtëm, i jep gjallëri. Kushtet janë perfekte dhe higjena është maksimale. Çdo shërbim është i shpejtë dhe në cilësinë e duhur.

Në këtë restorant do të provoni pizza me shije të vecantë, fruta deti te freskëta dhe gjithashtu ëmbëlsirat e njohura italiane, të cilat serviren në mënyrë të shkëlqyer. Disa prej të cilave janë: Tiramisu, Souffle me Cokollatë etj. Mund të darkoni duke pirë një gotë verë ose të provoni cocktail e frutave plot ngjyra dhe shije.

Stafi është tepër i sjellshëm. Ata të mirëpresin dhe janë të gatshëm të sugjerojnë pjata të ndryshme sipas preferencës suaj. Korrektësia është parimi kyç i stafit të këtij restoranti. Çdo pjatë serviret e dekoruar me detaje te imëta, që ta kënaqin syrin.

Një shembull nga menuja e tyre e gjeni mëposhtë, ndërsa menunë e plotë e gjeni këtu:

Mësoni më shumë rreth tyre nëpërmjet rrjeteve sociale (InstagramFacebook) ose në numrat:

  • Artigiano Bllok Delivery: + 355 69 209 2358 / +355 69 209 2798
  • Artigiano Vila +355 67 600 0480 / +355 67 208 4830

/MyLittleTirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *