Salt Rest

Salt Rest – një destinacion shumë i frekuentuar për kuzhinën mesdhetare, ushqimin e detit dhe sushi!

Vendndodhja: Rruga ”Pjetër Bogdani”, Tiranë

Kategoria: Mediterranean, Seafood, Sushi

Orari i hapjes dhe i mbylljes: Orari normal: 11:30-24:00, Orari me kufizimet e pandemisë: 11:30-23:00

Komoditetet që ofrohen: Air Conditioning, Credit Cards, Delivery, Live music, Outdoor setting, WiFi

Vlerësimi nga My Little Tirana: 10/10

Salt Rest – një destinacion shumë i frekuentuar për fine dining dhe ushqim të mirë. I vendosur në zonën e Bllokut në Tiranë, ai ofron shumëllojshmëri zgjedhjesh të ushqimit mesdhetar, prodhimeve të detit, si dhe sushi. Prej 2016, SALT drejtohet nga REVO group, të cilët kanë eksperiencë në shërbime mikëpritjeje, menaxhim prone, marketing, evente dhe më shumë.

“Misioni ynë është të nxisim koncepte revolucionare duke tejkaluar pritshmëritë e klienteve, në një dimension ku koha, ushqimi dhe pija do shijojnë më shumë.”

Me një arredim që të tërheq që në hyrje, ambienti ka një atmosferë tepër të këndshme. Çdo zonë është e kuruar në detaje, me një stil modern me ngjyra të theksuara e plot ndriçim. Vendi i duhur nëse ju pëlqen e bukura, komoditeti dhe privatësia. P.s është dhe vendi i duhur për foton perfekte në rrjete sociale!

Në restorant dallohet kuzhina mesdhetare, si dhe specialiteti i tyre sushi me menu të gjerë. Mund të gjeni dhe pjata nga dieta speciale si vegjetariane, vegane, gluten free etj. Pjatat janë të veçanta në paraqitje dhe në shije. Një menu moderne dhe unike krijohet nga kombinimi i prodhimeve sezonale me përbërësit më të mirë.

Krahas ushqimit, një vëmendje e veçantë i kushtohet dhe pijeve e kokteileve, ku përveç atyre të pasqyruara në menu, mund të kërkoni dhe një kombinim sipas preferencave tuaja.

Stafi luan një rol të rëndësishëm në imazhin e krijuar, ku karakterizohen nga profesionalizimi dhe qasja miqësore. Janë gjithnjë të gatshëm t’ju japin rekomandimet e tyre.

Një shembull menu, menunë e plotë e aksesoni këtu:

Mësoni më shumë rreth tyre nëpërmjet rrjeteve sociale (Instagram, Facebook) ose në numrin: +355 69 400 0013.

Salt Rest ofron dhe mundësinë e rezervimit online këtu.

/MyLittleTirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *