Panevino Restaurant

Restorant Panevino – destinacioni juaj për të shijuar kuzhinën autentike italiane.Vendndodhja: Rr. 28 Nëntori, The Plaza Tirana Hotel

Kategoria: Italiane, Fine Dining, Casual

Orari i hapjes dhe i mbylljes: 07:00-23:30

Komoditetet që ofrohen: Air Conditioning, Wifi, Outdoor Setting, Delivery

Panevino është i vendosur në zemër të Tiranës dhe ka një arkitekturë moderne minimaliste e cila tërheq vëmendje.  Specialiteti i Panevinos është kuzhina italiane dhe mesdhetare, ndaj është destinacioni i përkryer nëse këto janë preferencat tuaja.

Një restorant joformal, i relaksuar, i cili ofron pjata të shpejta dhe të zgjuara, në mënyrë që të ftuarit të shijojnë një vakt të shijshëm në çdo kohë të ditës.

Nuk mund të lini pa provuar supën e brokolit, fileton e peshkut, si dhe raviolin, të cilat janë specialitetet e shefit të kuzhinës. Menuja është e pasur dhe ju ofron mundësi zgjedhjeje. Ndër pijet më të kërkuara nga klientët mbetet birra dhe vera cilësore italiane. As menuja e ëmbëlsirave nuk mbetet pas ku sugjerohet të provohet akullorja, tiramisuja ose Panna Cotta.

Shërbimi dallohet për pastërsi, korrektësi dhe kualitet. Stafi është i mirëtrajnuar dhe mirëpritës. Ekselenca në shërbim është një element që e dallon në suksesin e tij. Përsa i përket ambientit, mund të uleni brenda ose në ambientet e jashtme në ditët e pranverës.

Rangu i çmimeve mbetet në atë mesatar, ku një shembull nga menuja e tyre “Delivery” e gjeni mëposhtë (menunë e plotë e gjeni në Highlights të Instagramit).

Mësoni më shumë rreth tyre nëpërmjet rrjeteve sociale (InstagramFacebook) ose në numrat: +355 422 55 512 ; +355 6860 80 880.

/MyLittleTirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *